Kënga “Freedom” e yllit të muzikës botërore Beyonce mund të shoqërojë fushatën elektorale të Kamala Harris, e cila është përflitet si kandidatja e mundshme e demokratëve për garën presidenciale.
Harris e përdori këtë këngë “Freedom” në selinë e saj të fushatë dhe se mësohet se stafi i Beyonce i kishte dhënë leje shtabit elektoral të Harris që të përdorin këtë edhe gjatë fushatës elektorale. Beyonce vazhdimisht në të kaluarën ka mbështetur kandidatët demokratë.
Në vitin 2013, ajo këndoi Himnin Kombëtar në inaugurimin e Presidentit Barack Obama. Në vitin 2016, Beyoncé dhe bashkëshorti i saj Jay-Z dhanë një koncert për Hilary Clinton në Cleveland në Ohio.
“Freedom” një bashkëpunim me Kendrick Lamar, është pjesë e albumit “Lemonade” të Beyoncé të vitit 2016. Kënga e nominuar për Grammy u bë himn në shumë demonstrata pas vdekjes së George Floyd në 2020.
Tv Klan