Desada Meta: “Këtu është fshati Shesh Marizit në komunën Topojë këtu në rrethin e Fierit. Ka pasur në fakt në incident rreth një orë më parë mes kryetarit të komunës zotit Sotir Zarka dhe një militanti të PS, të dy janë konfrontuar. Kryetari i komunës në një intervistë për Klan ka konfirmuar se personi i cili e ka qëlluar është një militant i njohur i PS. Ndërkaq që burime policore bëjnë të ditur se personi në fjalë është shoqëruar në komisariatin e policisë. Ndërsa kjo këtu është shkolla e fshatit ku votimi ka vijuar normalisht edhe sepse ka ndodhur ky incident. Kemi mundur të intervistojmë disa nga anëtarët e komisionit, ndërkohë kemi intervistuar edhe kryetarin e komunës.”
Sotir Zarka: “Doli nga makina më qëlloi me gusht këtu në vesh.”
Desada Mete: “Është i identifikuar? E njihni si person?”
Sotir Zarka: “Është Fredi Davidhi, një militant ose një rrugaç i PS, që do të organizojë PS këtu. Ka dalë që në mëngjes dhe ka edhe ditë tjera edhe në mëngjes më shau mua në Topojë. Ka dal që në mëngjes në tëra qendrat e votimit duke bërë presion dhe me njerëzit dhe me votuesit.”
“Procesi i votimit është zhvilluar normalisht. Kryetari i komunës ishte për disa minuta këtu, megjithatë u largua.”/tvklan.al