Indrit Fortuzi do të lërë futbollin e luajtur pas 18 viteve si profesionist. Sulmuesi që mori fanellën me numrin 11 nga Agustin Kola deklaroi para gazetarëve se ndeshja e fundit për të do të jetë ajo ndaj Teutës të mërkurën.
Futbollisti 34-vjeçar që pjesën më të madhe të kohës ka luajtur me Tiranën, shprehu keqardhje që nuk e mbylli me një trofe karrirën.
Indrit Fortuzi: “Nuk ishte ai Fortuz, i viteve të rinisë që mund të nxjerri një Tiranë nga balta, ishte një Fortuzi që më shumë priste ai nga ekipi të ishte një ekip i fortë dhe mbase kjo ka qenë dhe një nga arsyet domethënë që unë mora dhe këtë vendim sepse ishte, unë nuk jam mësuar të fshihem pas një skuadre, jam mësuar të kem qenë gjithmonë lider i një skuadre.”
Indrit Fortuzi pranoi se nuk do të ndahet kurrë nga sporti dhe prova e parë e besnikërisë është një kurs për trajner që do të nisë më 19 maj. Fortuzi që të gjithë tifozët e njohin me nofkën zogu, vazhdon edhe studimet në fakultetin Ekonomik./tvklan.alGazetar: Endrit Sauku