Një kalendar të pasur me shfaqje kanë përgatitur institucionet kryesore te artit në vend për gjithë publikun në këtë fundvit.

Teatri i Operas dhe Baletit, nga java që vjen do të sjellë baletin e mirënjohur, tashmë traditë e këtij institucioni në prag festash, “Arrëthyesin” e Tchaikovsky-t.

Për publikun e rritur dhe të vogël, baleti i mirënjohur do të ngjitet në skenë nga data 23 deri në 30 Dhjetor. Por nuk do të mungojë as koncerti i zërave të bardhë.

Ndërsa Teatri Kombëtar, do të ngjisë deri më 29 Dhjetor 5 shfaqje në skenën e tij. Premiera e Fuastit do të vazhdojë rrugëtimin deri pasnesër, për t’ia lënë vendin shfaqjes “Fundjava” dhe për t’u përmbyllur me komedinë “38 ditë për të ndryshuar jetën”.

Ndërsa Tetari Kombëtar Eksperimental ka menduar për shfaqje edhe për publikun e vogël dhe atë të rritur me dy shfaqje.

Me rikthimin në godinën e restauruar, trupa e Tetarit të Kukullave nga 20 Dhjetori deri më 29, do të ngjisë premierën “Bashkë” për publikun e vogël.

Tv Klan