Jolldiz Mitro: “Zonja Rusi ditët e fundit jemi njohur me sondazhin e anketës “Puls”, a mund të na thoni ju lutem çfarë është kjo anketë dhe cili është qëllimi i këtij projekti?”
Mirlinda Rusi: “Po e vërtetë është që rezultatet e anketës “Puls” kanë dalë këto ditë në mediat shqiptare dhe janë bërë publike. Kjo anketë “Puls” është organizuar nga vetë Pulsi, i cili është një konsorcium midis QKZH dhe Institutit të Studimeve Ligjore Publike në Shqipëri. Së bashku këto NGO shqiptare kanë organizuar këtë projekt dhe kanë realizuar këtë anketim. Përfitoj nga rasti që të jap falënderimet e mia për të bërë të mundur ecurinë e projektit, veçanërisht partnerin tim zotin Ibrahimi, gjithashtu stafin e QKZH, stafin mbështetës të QKZH dhe IPLS, si dhe kompaninë tepër teknike dhe që ka asistuar ditë dhe natë duke pasur parasysh ndryshimin e orëve Amerikë-Shqipëri, kompania konsultuese D3 zotin Carl Feld dhe shumë aktorë të tjerë të cilët kanë mundësuar ecjen përpara të këtij projekti ose lëvizjen e këtij projekti që për mendimin tim është një nga projektet më të rëndësishme që i nevojitet shoqërisë shqiptare, i nevojitet politikës shqiptare. Ky projekt kishte për qëllim të tij të mundësonte për herë të parë që dy kompani shqiptare, një konsorcium shqiptar të dilte përpara me një produkt të tijin në lidhje me sondazhet. Që i ka munguar për vite e vite ky produkt kësaj shoqërie dhe është mirë që ky projekt u arrti me sportin e fondeve të ambasadës Britanike dhe USAID-it.”
Jolldiz Mitro: “A mund të na thoni ju lutem se çfarë metodologjie është ndjekur dhe çfarë risie sjell në vetvete ky projekt?”
Mirlinda Rusi: “Sigurisht që projekti ka pasur një metodologji të përcaktuar shumë të detajuar dhe është ndjekur me shumë rigorozitet qoftë metodologjia dhe qoftë ecuria e projektit hap pas hapi nga kompania konsultuese Amerikane D3, të cilët kanë dizenjuar në bashkëpunim me metodologjinë dhe e kanë ndjekur hap pas hapi deri në implementin, në punën në terren që ne e quajmë. Metodologjia e këtij projekti konsiston në 3 të themi kapituj ose në tre shtylla kryesore që është zgjedhja e kampionit, hartimi i pyetësorit dhe puna në terren. Sigurisht dhe më pas me Back Office për manipulimin e të dhënave dhe nxjerrjen e rezultateve përkatëse. Për këtë arsye desha të theksoj që një vëmendje e veçantë i është kushtuar zgjedhjes së kampionit, e cila është bërë, jo vetëm me një precizon të lartë, por me një metodologji që është e përshtatshme vetëm për këto lloj anketimesh dhe intervistimesh. Është totalisht metodologji dhe ide e bazuar në metodologjitë amerikane, por e implementuar dhe agjustuar për kushtet e Shqipërisë dhe kjo vihet re shumë mirë në rast se ne do shohim dy pjesët kryesore të metodologjisë që është marrja e shtrirja demografike e Shqipërisë, vendosja e prioriteteve në këtë shtrirje gjeografike si dhe agjustimi ose shtresëzimi i kësaj shtrirje gjeografike me popullsinë që mbulohet në këtë gjeografi. Për mendimin tim kjo metodologji dhe kjo procedurë ka zgjatur dhe është ripunuar mbi 7 versione mbi këtë metodologji dhe në fund kemi arritur të gjitha palët të ishin dakord dhe koshiente për këtë lloj metodologjie, për zbatimin e kësaj metodologjie…/tvklan.al