Wilfried Martens, President i Partive Popullore Europiane e lidh ardhjen e tij në Shqipëri me zgjedhjet e pritshme parlamentare. Me synimin që sikurse thotë zoti Martens, në një intervistë për Televizionin Klan,  të mbështesë drejt fitores anëtarin e Partive Popullore Europiane, Partine Demokratike të Shqipërisë, të drejtuar nga kryeministri Berisha. Zoti Martes e mbështet këtë bindje të tij për fitoren e demokratëve në performancën e katër viteve të qeverisjes Berisha.

Menada Zaimi: Zoti presidentet cili është qëllimi kryesor i vizitës suaj në Tiranë?

Wilfried Martens: “Të mbështes kryeministrin Berisha për fushatën elektorale, si president i Partive Popullore Europiane, familja më e madhe politike në Europë.  Ne po e mbështesim atë dhe politikat që ndjek për të transformuar këtë vend, për t’i dhënë atij një të ardhme euroatlantike, po e mbështesim që ato çfarë ka bërë të njihen si vend anëtar i NATO-s por dhe ajo çfarë po bën mbi perspektiven europiane,  çfarë është shume e rëndësishme për ne. Dhe ne e shohim të ardhmen e Shqipërisë në Europë, pra unë do ta mbështes atë dhe është shume e rëndësishme që ai të mund të vazhdojë punën për stabilizimin e vendit për progresin e shënuar ekonomik dhe social të vendit por dhe negociatat e pritshme me BE. Ne do ta mbështesim atë dhe do ta bëjmë”.

Menada Zaimi: Ju mendoni se PD  ka shanse të mira për t’u rikonfirmuar për një mandat të ri në këto zgjedhje?

Wilfried Martens: “Mendoj se pas gjithë asaj çfarë ai ka bërë sidomos në këto 4 vitet e fundit është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët ta vazhdojnë këtë pune. Më kujtohet kur erdha këtu me shumë se 15 vite më parë në 1993, prej atëherë ka ndryshim të madh dhe siç e thashë të shënuar sidomos në këto 4 vitet e fundit që janë periudhe progresi, stabiliteti, për një të ardhme europiane të Shqipërisë”.

Menada Zaimi: PD e kryesuar nga kryeministri Sali Berisha ka dy objektiva kryesore në programin e ri qeverisës liberalizmin e vizave brenda vitit 2010 si dhe anëtarësimin në BE jo më larg se vitit 2013. A janë këto objektiva realiste?

Wilfried Martens: “Janë dy objektiva të ndryshëm dhe të dy shumë të rëndësishëm dhe thelbësor për Shqipërinë. Liberalizimi i vizave është me i shpejte dhe siç unë di, kryeministri ka thënë se do ta bëjë këtë në një periudhe prej 12 muajsh. Mendoj se kjo është domosdoshmëri. Ajo çfarë ai ka bërë, ndryshimi i vendit duke njohur dhe realizuar të gjitha kriteret europiane për të mundësuar liberalizimin. Ne do ta mbështesim atë. Pra mendoj se është një objektiv realist edhe kalendari i punës në këtë funksion është realist. Do të realizohet besoj dhe ne do ta mbështesim. E dyta anëtarësimi në BE. Siç dhe e dini, ne patëm një zgjerim të jashtëzakonshëm të unionit në vitin 2004, sidomos në vendet e europes qendrore. Jemi tashme një popullsi prej më shumë se gjysëm miliardi qytetaresh europiane. Jam i bindur se e ardhmja e Shqipërisë por dhe gjithë Ballkanit është në Europe. S’do të jetë e lehtë për t’ia arritur, por mendoj se me politiken e qeverise Berisha në fushën ekonomike, të zhvillimeve demokratike, në luftën ndaj korrupsionit, po realizohen të gjitha detyrimet që e bëjnë të mundur këtë. Dhe në çdo rast Partia Popullore Europiane është totalisht në favor për ta filluar dhe mbështetur këtë proces”…/tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi