Sonila Meço: Sapo dëgjuam dekoratat e kryesocialistit Edi Rama se nuk hymë në Kuvend, por mandatet nuk digjen. Realisht mendoni se ka një mënyrë për t’u realizuar megjithëse ngjajnë kontradiktore të dyja deklaratat?

Sokol Olldashi: “Jo nuk ngjajnë janë, janë kontradiktore po aq sa çka qenë gjithë veprimi politik i zotit Rama. Gjë që nuk i thuhet vetëm nga ne, por që i është thënë edhe zonjës Dade qartësisht në Strasburg nga Maschan, nga ish-ministri britanik për Europën dhe aktualisht anëtar i Asamblesë Parlamentare të KE-së laburist. Pra është një politikë kontradiktore, por që do të shkojë drejt një faze ezauruese që do të jetë marsi. Në mars marrëdhëniet e zotit Rama nuk janë më as me televizionet dhe as me mazhorancën, në mars marrëdhëniet janë me ligjin dhe ligji është intrazegjent, ligjit thjesht zbatohet.”

Sonila Meço: Ndoshta prej shumë kohësh nuk kishim parë një këmbëngulje të ndërkombëtarëve në të gjitha institucionet e rëndësishme, në Strasburg, në Bruksel, të gjithë njëzëri që e cilësojnë të pakuptimtë këtë vendim të PS-së. Madje apelet janë të qarta, në mënyrë eksplicite kjo është përfshirë edhe në rezolutën që pritet të miratohet në PE. Mendoni se zoti Rama, që kryeson PS-në do të thyhet përpara këtyre qëndrimeve dhe të kthehet në Kuvend përpara datës kur mund të ndodhë ndonjë kolaps ligjor lidhur me mandatet?

Sokol Olldashi: “Unë nuk parashikoj dot, e kam shumë të vështirë të parashikoj nëse zoti Rama mund të veprojë si një politikan normal dhe të braktisë sjelljet e tija anormale, sepse kjo kërkon studime të thelluara për mendimin tim mjekësore për zotin Rama. Por unë besoj fort që PS-ja është shumë më e madhe se sa zoti Rama dhe ka brenda vetës mençurinë e duhur dhe do të gjej shpresoj forcën e duhur për të kuptuar që kjo është një udhë pa krye ku ajo parti nuk do të gjejë asgjë. Gjë që do të thotë që besoj që realisht një pjesë e madhe e grupit parlamentar të PS-së do të gjenden në Parlament, pavarësisht përpjekjeve që po bën zoti Rama. Përpjekje që kanë mbërritur sikurse e pamë gjatë dy ditëve të fundit deri në akte që do thoja të turpshme, siç ishte ai i Strasburgut, përpjekja për të realizuar vendin në asamblenë parlamentare të KE-së. Ka një moment që nuk është kapërcyer kurrë në politikën shqiptare. Ka pasur tensione politike dhe më parë, ka pasur beteja të forta politike dhe më parë, qoftë kur ne kemi qenë mazhoranë, qoftë kur ne kemi qenë opozitë. Por ka pasur një limit që deri më sot ose deri pardje nuk është kapërcyer kurrë, pra dhe limiti ka qenë interesat madhore të Shqipërisë. Për karshi interesave madhore të Shqipërisë ne kemi ditur qoftë kur kemi qenë në opozitë, qoftë kur kemi qenë mazhorancë, por edhe PS-ja ka ditur kur ka qenë në periudha të caktuara në opozitë apo në mazhorancë të ndalojë, të ndalojë dhe të kuptojë që janë interesa që janë më të mëdha. Kërkesa që kaq bërë dy ditë më parë për të penalizuar vendin së asamblenë parlamentare të KE-së është një precedent shumë i rrezikshëm për një forcë politike, për fat të mirë i mbyllur në atë mënyrë që duhej të mbyllej, pra i rrëzuar nga të gjithë faktorët përbërës të asamblesë dhe i rrëzuar në radhë të parë nga propozuesi i vet. 

Sonila Meço: Dhe janë mjaft të rëndësishme këto për Shqipërinë edhe në rrugën e integrimit, në procesin e liberalizimit të vizave dhe më pas edhe hyrjen e familjes së përbashkët evropiane. Ka një vullnet të madh ndërkombëtar për këtë, por mendoni se zhvillimet në politikën e brendshme shqiptare  të dirigjuara kryesisht nga PS-ja mund ta cenojnë këtë proces?

Sokol Olldashi: “Ka një përpjekje të madhe të të gjithë faktorëve shqiptar për të përmbushur detyrimet tona qoftë për liberalizimin e vizave, qoftë për ecurinë e shpejtë në përgjigjen e pyetësorit të KE-së, qoftë për atë që në një emërtim të përgjithshëm quhet integrimi në BE. Ka një vendosmëri të qartë politike dhe një stimul të fortë politik që vjen kundrejt Shqipërisë nga institucionet evropiane dhe karshi këtij ndërveprimi që është koherent kemi veprimin individual të zotit Rama dhe një grupi të vogël brenda partisë së vet që shkon kundër dhe që përpiqet të sabotojë në çdo rrethanë dhe në çdo moment. Nuk besoj që halucinacionet politike të zotit Rama do mund të pengojnë vendin sepse vendi është në udhën e vet të mbarë për fat të mirë dhe të gjithë faktorët e tjerë në Shqipëri janë duke punuar në kohezion të plotë për të përmbushur detyrimet që ne kemi ndaj BE-së dhe nuk besoj që vetëm zoti Rama do të jetë në gjendje të pengojë këtë gjë, nuk ka asnjë lloj mundësie. Ka marrë përgjigje të qarta nga të gjitha institucionet ndërkombëtare të gjithë i kanë treguar të njëjtën rrugë që është një rrugë e vetme dhe që është nga selia e PS-së deri tek hyrja e sallës së Kuvendit.”

Sonila Meço: Dhe të mbetemi tek kjo pjesë është dhe pyetja e fundit, një grup deputetësh të PS-së, fillimisht është ai që u takua dhe në Bruksel me eurodeputetët i cili pritet të shtohet edhe me një numër tjetër mbështetës të qëndrimeve kundër bojkotit mund të jenë nesër në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, domethënë nesër në periudhën e afërt para 7 marsit. Çfarë qëndrimi institucional  do të mbajë mazhoranca, do ta konsideroj këtë si opozitë apo do të ketë negocime dhe kompromise të tjera përballë kësaj hyrje?

Sokol Olldashi: “Unë nuk kam dëshirë të shkoj në spekulime nëse ata që do të hyjnë do të jenë 1, 2, 5 apo 15 apo i gjithë grupi i PS-së. Sigurisht që ne do të përshëndesim hyrjen e gjithkujt në parlament sepse është një hap normal, logjik  dhe me përgjegjshmëri politike. Në fund të fundit i gjithë grupi të 65 deputetët e opozitës janë të zgjedhur për të ardhur në parlament dhe jo për të bredhur rrugëve dhe në këtë kuadër sado qofshin ata që do të hyjnë janë të mirë se ardhur. Sikurse shpresojmë realisht që këtë hap ta ndërmarrin jo vetëm  një grupim që mund të jetë, përsëri nuk dua të hyj në lojën e numrave sepse është një problem i brendshëm i PS-së dhe jo i yni, por shpresoj vërtetë që i gjithë grupi i PS-së do ta marri këtë hap dhe të vijë në parlament për të ushtruar dy detyrime madhore që kanë, së pari ndaj institucioneve të vendit dhe së dyti një detyrim që atë e kanë zgjedhësve tyre, ndaj atyre që u kanë dhënë votën dhe u kanë dhënë mandatin deputetëve të PS-së. Më pas se cili do të jetë qëndrimi ynë, do të jetë qëndrim që tashmë është shprehur nga PD-ja është shprehur duke filluar nga zoti Berisha, nga të gjithë eksponentët e tjerë të PD-së qofshin parlamentar të kryesisë së PD-së. Pra është një ofertë e hapur për bashkëpunim brenda rregullave parlamentare, hapësirë e plotë për respektimin e të drejtave të opozitës dhe për të siguruar një bashkëpunim ose një ndërveprim brenda institucionit të parlamentit sikurse është në traditën e mirë të Parlamentit. Nëse këta që do ta ofrojnë dhe do ta marrin si përgjigje nga ana jonë këtë ofertë do të jenë 1,2,5 apo 65 nuk është problemi im është problemi i PS.”/tvklan.al