Vetëm pak ditë më parë bulevardi më i famshëm i Teheranit ishte i mbushur me mbështetës të kandidatit të moderuar presidencial Mir-Hossein Mousavi plot shpresë për ndryshime politike dhe sociale në Iran. Por tani më në bulevardi Vali-ye Asr është shndërrua në një zonë lufte.

Menjëherë pas rizgjedhjes së presidentit Mahmud Ahmadinexhad në detyrë, mbështetësit e rivalit të tij u shpërndanë në kryeqytet duke sulmuar institucione të shumta qeveritare dhe banka. Arteria e gjatë e turmave të egërsuara pro Mousavit u pre në mes nga numri i madh i policëve që përdorën gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës. 170 persona janë arrestuan ndërsa vetë Mousavi u vendos në arrest shtëpiak.

Në një konferencë për shtyp Ahmadinexhad, lideri i vijës së ashpër zemërimin e protestuesve e krahasoi me atë të tifozëve të një ndeshje futbolli.  Ai akuzoi mediat e huaja për nxitje të këtyre protestave dhe tha se ato nuk pasqyronin Iranin e vërtetë që sipas tij është një vend demokrat dhe i lirë. Ahmadinexhad theksoi se dosja bërthamore e vendit të tij i përket së shkuarës duke bërë të ditur se qeveria është e gatshme për të nisur një studim global për çarmatimin bërthamor të botës. Por, udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e përshkroi votimin si një vlerësim hyjnor dhe paralajmëroi se shteti do t’u kundërvihet me gjithë forcën e vet atyre që kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve

Bashkimi Europian ka reaguar me shqetësim pas ankesave të opozitës iraniane dhe dhunës që pasoi zgjedhjet. Zëvendësministri i jashtëm i Izraelit, Danny Ayalon, tha se rezultati ishte shprehje e kërcënimit në rritje që paraqet Irani dhe se kjo prirje duhet ndaluar.  Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier, u shpreh me nota kritike duke e cilësuar si të papranueshme mënyrën e dhunshme me të cilën vepruan forcat e sigurisë ndaj demonstruesve në Teheran./tvklan.al