Në ka politikan që urren Izraelin më së shumti, madje në atë pikë sa të kërkojë fshirjen e tij nga harta, ai është presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad.
Por një fakt tjetër, dyshues deri në njëfarë mase, publikuar nga britanikja The Daily Telegraf thotë se presidenti i shtetit islam është me origjinë hebre.
Sipas artikullit, ka të dhëna të qarta që tregojnë se mbiemri i hershëm i familjes së tij, i ndryshuar me kthimin në besimin mysliman, ka qenë një mbiemër hebre.
Një dokument i mëparshëm tregon se ai ka pasur mbiemrin Saburian, një mbiemër hebre mjaft i njohur në vend.
Edhe pse Ahmadinexhad nuk ka mohuar asnjëherë faktin se familja e tij ndryshoi mbiemrin kur emigroi në Iran në vitet 50, ai asnjëherë nuk ka bërë publike arsyet për këtë vendim./tvklan.al