Përveçse e përndiqte, ish-partneri e la të plagosur në mes të rrugës në Korçë. Është ky rasti i një gruaje e cila aktualisht ndodhet në spital pasi ka marrë dëmtime në qafë e mjekër.


Motra e saj, Marjana Plaka ka folur për Klan News duke treguar dinamikën e ngjarjes.

“E pashë nga spitali, motra po kalonte atje, e kapi motrën e shtriu poshtë. Ata s’kishin lidhje, kishte dy vite. Ka pasur shumë probleme përpara. E ndiqte, e ka goditur eee…Ajo e ka denoncuar më parë, i dhanë urdhër mbrojtjeje. Ai ishte nja 3,4 muaj në Greqi, erdhi e se linte rehat. Motra dilte për punët e saj normal, ai e ndiqte mbrapa. Ajo është familjare, me burrë me fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu në spital, i solli gjëra… Ai e pa, e shtriu poshtë dhe i futi thikën..”, tha ajo.

/tvklan.al