Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka mbërritur në Kosovë. Ai u prit nga ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe ministri Behgjet Pacolli.
Clinton do të marrë pjesë në përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.
Ai sot do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe më pas edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj. /tvklan.al