Policia ka ndaluar 53 vjeçarin Kastriot Lleshaj, dy ditë pas ngjarjes tragjike në Kurbin ku mbeti i vdekur një punëtor. Ky i fundit u raportua se ra nga një lartësi teksa punonte te lavatriçja e përpunimit të inerteve.
Siç bën me dije policia, dyshohet se ai është rrëzuar si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në subjektin në pronësi të 53 vjeçarit të ndaluar dhe vëllait të tij.
“Gjithashtu, dyshohet se shtetasi K. Ll. ka hequr pajisjen DVR të kamerave të subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës së këtij rasti. Pajisja DVR u gjet nga Policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës material”, njofton sot Policia.
/tvklan.al