Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, vlerësoi maksimalisht skuadrën e Leipzig, në prag të përballjes mes tyre, në ndeshjen e raundit të pestë në Champions League.
Inzaghi deklaroi se Leipzig ka një skuadër cilësore dhe shtoi se renditja nuk pasqyron gjendjen e tyre reale.
Ndër të tjera, tekniku ziklatër theksoi se pret një tjetër rezultat pozitiv nga skuadra e tij, siç ka bërë edhe në ndeshjet e kaluara.
“Lepizig është një ekip cilësor. Në katër ndeshjet që kanë luajtur në Champions, kanë merituar më shumë. Kanë lojtarë të shkëlqyer dhe renditja nuk pasqyron mënyrën si ata luajnë. Ne e dimë se përballë kemi një ekip shumë të fortë. Lepizig ka gjashtë vite në Champions, në Bundesligë janë ndër mbrojtjet më të mira. Ata janë një ekip cilësor, në katër ndeshjet e Champions-it që kanë luajtur kanë merituar më shumë.
Duhet të punojmë gjithnjë e më shumë, sidomos në momente pozitive për të përmirësuar veten edhe më shumë. Mundohemi të shohim se ku mund të bëjmë më mirë. Dëshira e të gjithëve është që t’i shkojmë këtij kompeticioni deri në fund.
Ne kemi luajtur katër ndeshje të shkëlqyera, por kemi edhe katër të tjera, në të cilat synojmë të marrim sa më shumë pikë.”, deklaroi Inzaghi.
Inter-Leipzig do të luhet të martën në orën 21:00, në stadiumin “San Siro”.
/tvklan.al