20-vjeçari me iniciale A.P. ka humbur jetën në spital pasi është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në rrugën dytësore “Mamurras-Dukagjin i Ri”.
Policia njofton se për rastin ka rënë në pranga 18-vjeçari me iniciale A.D. pasi duke drejtuar motorin pa leje drejtimi ka aksidentuar të riun.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprimet të mëtejshme hetimore./tvklan.al