Instituti i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor do të lidhë brenda një javë kontrata me 39 spitale në të gjithë vendin, për të integruar skemën e sigurimeve shëndetësore. Ky kontraktim mundëson pavarësinë buxhetore të spitaleve në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit ofruar qytetarit. Drejtoresha e ISKSH shpjegon disa nga risitë, mes të cilave edhe ndëshkime për marrje ryshfetesh.

Elvana Hana:Një nga risitë më të mëdhaja të kontratës është që sjell autonominë e spitalit, do të ketë një penalitet për pagesat informale që nuk ka qenë e adresuar deri më tani në asnjëlloj kontrate. Do të ketë sanksione, të cilat fillojnë që nga heqja e dy pagave mujore deri në shkëputjen e plotë të kontratës me mjekun.”

Për të shpjeguar funksionimin e kësaj skeme të re financimi, pjesë e reformës spitalore, ekspertët e fushës kanë organizuar një seminar në Tiranë.

Arben Ivanaj:Ky është një moment shumë i rëndësishëm ku ne hapim tregun e sigurimeve shëndetësore, ku ne shndërrojmë spitalet tona dhe i bëjmë spitalet tona të afta që të jenë kompetitive.”

Fondi i cili do të mundësojë funksionimin e spitaleve pjesë të kësaj skeme, vetëm për këtë vit arrin ne gati 12 miliardë lekë./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro