Veteranët dhe invalidët e luftës janë një ndër kategoritë për të cilat ISKSH ka mundësuar që të përfitojnë të gjitha barnat falas, si brenda ashtu edhe jashtë listës. Kjo skemë ka nisur funksionimin që prej vitit 2006 dhe prej saj përfitojnë 15 mijë persona, por ISKSH ka nisur punën në mënyrë që edhe të përndjekurit politik të përfitojnë brana falas në masën 100%.
Elvana Hana: “Nga 2006 dhe këtij veteranët, invalidët e luftës dhe shtresa të tjera të nderuara të kësaj kategorie i marrin të gjitha barnat falas. Ky trajtim in tyre shkon në mënyrë të qëndrueshme në këto tre vjet që ne kemi parë rreth 300 milion lekë në vit. Kuadrin e zgjerimit të skenës në tërësi, por dhe të skemës së rimbursimit në veçanti. Neve kemi gjykuar që edhe kategori të tjera si për shembull të presekutuarit do tu ofrohet e njëjta gjë ashtu sikurse iu ofrohet dhe invalidëve të luftës.”
Vlera mesatare e recetës që përfiton një veteran në muaj është 1700 lekë të reja, disa nga barnat më të përdorshme për këtë kategori janë barna për sëmundjen e hipertensionit, për sëmundje të zemrës, si dhe barna për sëmundje të prostatës./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami