Testi i provës gjenerale për këtë kamp të ndertuar rishtazi duket se kaloi me sukses. Specialistët italianë për disa orë kryen inspektimet e nevojshme, ku dhe pritet të hartojnë edhe raportin përfundimtar për standardet e plotësuara.
Puna vijon në pjesën e jashtme të godinës ku po bëhen përgatitjet e fundit estetike, që në Shtator godina të mirëpresë emigrantët e parë.
Stafi italian që do të menaxhojë qendrën nga Shtatori është udhëzuar që të kenë etikë dhe të bëjnë kujdes me sjelljen e tyre në raport me popullsinë vendase në zonën e kampit.
Këtë kamp do ta monitorojë Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara gjatë 3 muajve të parë të zbatimit të marrëveshjes.
Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 Nëntor 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse.
Tv Klan