Bukurie, një telefonuese e rregullt nga Italia e programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan thotë se nuk është dakord me ndarjen e barabartë të pasurisë nëse divorcohesh. Siç ka treguar më herët në program, Bukuria ose Bukri, siç e quan veten, është e divorcuar nga bashkëshorti. Sot ajo rrëfen se është kundër ndarjes së pasurisë sepse në rastin e saj, ka qenë shkathtësia e Bukuries që ka mundur të sigurojë dy shtëpi për çiftin.
Bukurie: Unë jam një grua shumë e shkathët.
Aldo: Dallohesh.
Bukurie: Kam qenë me fat, e kam bërë dy herë tim shoq, unë, nga shkathtësia ime, me shtëpi.
Aldo: Një sekondë, o Bukri, çfarë pune bëje?
Bukurie: Unë kam qenë njeri me fat. Punoja te një zonjë që bëja kujdestaren tek ajo dhe ajo më bleu shtëpinë. Unë isha duke u ndarë me tim shoq dhe më thanë që duhet ta ndaja pasurinë gjysmë për gjysmë. Po pse duhet ta ndaja pasurinë gjysmë për gjysmë kur unë e bleva vetë shtëpinë?
Albana Çaushaj: Tani, e bleve apo ta dhuroi ajo zonja?
Bukurie: Po, më bleu një dhomë e një kuzhinë.
Aldo: Zonja ta bleu?
Bukurie: Po, ajo ma bleu.
Aldo: I lindi në zemër zonjës dhe të bleu ty shtëpi?
Bukurie: Një njeri që është i ndershëm, i sinqertë, jep edhe shpirtin. Ajo më ka provokuar edhe që do vjedh a nuk do vjedh. I fuste në gji, bënte gjasme i kishin rënë nga krevati dhe unë ia tregoja, provokime nga më të ndryshmet. Dhe unë nuk gabova kurrë.
Aldo: Tani, ku konsiston shkathtësia jote?
Bukurie: Sepse me sinqeritetin tim që bëra, ajo më tha e meriton që unë të të blej shtëpi se ishte momenti që unë po ndahesha me tim shoq dhe i vinte keq për padrejtësitë që më bënte ai.
Aldo: Kjo është shtëpia e parë, po shtëpia e dytë?
Bukurie: Flas për të dytën. Edhe për të parën, e bëra unë një sakrificë, është ‘top secret’, nuk e tregoj.
Aldo: Lëre! Po digjem nga kurioziteti për të marrë vesh ‘top secret’-in. Çfarë sakrifice ke bërë që e ke bërë burrin me shtëpi? Më beso, po digjem, po kulloj i tëri nga kurioziteti.
Bukurie: Do ta them në mesazh./tvklan.al