Teuta Doçi, sipërmarrësja e njohur e njëkohësisht motra e Agim Doçit, ishte e ftuar në “Rudina” në Tv Klan për të folur për temën që është kryefjalë e medias: rishfaqjen e Parashqevi Simakut. Doçi ka kujtuar fjalët e vëllait të saj të ndjerë për Simakun, një fjali e vetme që nuk e harron asnjë moment.

Fillimisht këngëtarja e njohur u shfaq në një kronikë lajmesh të televizionit amerikan “ABC7”, e cila u  ripostua nga gazetari Blendi Fevziu.

Teuta Doçi: Unë do të them vetëm një fjali sepse këto ditë  doli, një fjali e thënë nga vëllai im që e kishte mikeshë dhe me Parashqevinë morën jetësim që nuk do të harrohen asnjëherë, fjalët e asaj kënge që të gjithë e dimë, “E duam lumturinë”. Gimi tha pikërisht “ajo ishte një yll që perëndoi pa dëshirën e vet”. Kjo fjali e thënë prej tij përpara një viti më fort se kurrë e kam ndier pardje, domehtënë këto 2-3 ditë që kam parë ato pamje. Parashqevinë e kam njohur se unë jam edhe më e madhe se Parashqevia dhe prej Gimit,  e kam takuar disa herë, sidomos natën që fitoi çmimin e parë, nuk e harroj kurrë as veshjen e saj, as fustanin bojë rozë me xixa./tvklan.al