Java e 15-të në Superligën shqiptare, do të luhet e ndarë në tre ditë. Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë te derbi i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit.
Ndeshja vitrinë për kampionatin shqiptar, do të luhet më 1 Dhjetor, duke nisur nga ora 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Bylis-Vllaznia do të jetë ndeshja e parë për javën e 15-të, me sfidën që do tyë luhet në Ballsh, më 29 Nëntor, duke nisur nga ora 13:30.
Tre takimet e tjera, do të luhen të shtunën e 30 Nëntorit. Laçi pret Skënderbeun në orën 13:30, ndërsa paralelisht do të zhvillohet edhe Egnatia-Elbasani.
Sfida tjetër do të jetë mes Dinamos dhe Teutës, e cila do të luhet të shtunën në orën 16:30. /tvklan.al