Manchester City duket se ka harruar si fitohet. Pas pesë humbjeve radhazi, anglezët u ndalën në barazim nga Feyenoord në Ligën e Kampioneve.

“Qytetarët” po fitonin 3-0 dhe u krijua ideja e një fitore të lehtë, por holandezët barazuan shifrat me tre gola në fund.

Pas ndeshjes, trajneri i City-t, Pep Guardiola u shfaq me shenja në fytyrë, ku kishte një çarje te pjesa e hundës dhe vija në kokë.

Vetë spanjolli, në prononcimin pas ndeshjes, sqaroi se shenjat ishin bërë nga ai vetë me thonj, në momente tensioni gjatë kohës kur skuadra e tij u barazua.

Anglezët po përballet me një nga situatat më të vështira të dekadës së fundit. /tvklan.al