Është java e derbit, Partizani do të përballet me Tiranën në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, që pritet të jetë i mbushur plot me tifozë. Por në klubin Partizani nuk ndihet fort atmosfera. Lojtarët duken të qetë, por e dinë rëndësinë e sfidës.
“Motivimi dhe përqendrimi janë pika kyçe në një derbi… është ndeshje e veçantë, luhet për tifozët, duhet ta fitojmë për tifozët”, tha Pano Qirko.
Qirko nuk pranon të tregojë se pikat e forta apo të dobëta të Partizanit ku është punuar gjatë këtyre ditëve, por ai është besimplotë tek shokët e tij të skuadrës
“Janë sekrete, kemi ndeshje para, jemi në momentin e duhur, kemi lojtarë cilësorë që mund të vendosin ndeshjen”.
Për ndeshjet e javës së 14-të, Pano Qirko i Partizanit u shpall portieri më i mirë, por meritën 25-vjeçari nuk e mban për vete.
“Ekipi është në formë dhe kjo ndikon në formën time, portieri atë punë ka, të mbajë portën të paprekur.”
Sfida do të luhet të dielën në orën 19:00.
Tv Klan