Klima e javës paraqitet e qetë dhe frytdhënëse për shenjat e zodiakut. Bazuar në parashikimin e astrologes së “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri, shenjat i pret një javë plot ide, realizim qëllimesh dhe mundësi për të përmirësuar jetën e përditshme.

Tre ditët e para janë më të favorizuarat për të krijuar kontaktet e duhura që do të ndihmojnë në arritjen e synimeve.

Dashi – Periudha ju premton mbështetje ekonomike me qëllim që të realizoni synimet dhe qëllimet tuaja për zhvillim dhe përparim. Ekziston mundësia që këtë javë të gjeni mënyrën që të përmirësoni jetën tuaj të përditshme dhe të gjeni idetë e duhura që do ju nxjerrin nga një situatë që deri tani ju ka vënë në vështirësi. Fushat që fokusoheni gjatë periudhës që vijon dhe gjatë javës janë sfera profesionale, karriera dhe financat. Fokusohuni në detaje, gjeni idetë e duhura se do të krijohet mundësia të gjeni mbështetje dhe mbështetja ekziston te njerëzit e rrethit tuaj.

Demi – Keni mundësinë të realizoni qëllimin tuaj. Që në fillim të vitit e deri në maj keni mundësi të përfitoni në çdo drejtim, në jetën personale e profesionale. Është një periudhë zhvillimi e përparimi përmes ndryshimit. Kur doni të realizoni këto ndryshime, të jeni të bindur që i shërbejnë përparimit dhe zhvillimit tuaj dhe nuk është thjesht një kryengritje në një situatë ku ndiheni në presion sepse ndoshta nuk është siç e imagjinoni. Kjo javë, sidomos nga sot e deri të mërkurën është një javë shumë e mirë për të vepruar për plane lidhur me të ardhmen, për gjëra që kanë të bëjnë me çështje ligjore, për të përmirësuar jetën tuaj të përditshme, do të merrni lajme të mira nga larg që do ju ndihmojnë ose do ju japin zgjidhje për çfarë ju shqetëson. Pjesa e dytë e javës është frytdhënëse.

Binjakët – Keni gjithë shanset të merrni ndihmën dhe mbështetjen e duhur që kërkoni e cila mund të vijë  nga bashkëpunëtorët, bashkëshorti, një person i një shkalle të lartë sociale dhe do përbëjë një shtysë të mëtejshme në punën tuaj. Mund të jetë mbështetje reale ose psikologjike që do ju japë forcën që të kaloni në zhvillim dhe në përparim. Bëni kontaktet e duhura, sidomos sot e në fillim të javës, gjeni njerëz të zgjuar, java krijon mundësi për idetë e duhura dhe në fund të javës, përqendrohuni te vetja, mendohuni më thellë dhe përqendrohuni te mendimet dhe ana e brendshme sepse do të gjeni zgjidhet që kërkoni.

Gaforrja – Kjo javë ju jep mundësi të realizoni ose zgjidhni diçka që ju preokupon. Zgjidhja do të vijë përmes të dhënave, informacioneve që do të merrni nga njerëzit e rrethit dhe ambientit tuaj, por paralelisht duhet të këshilloheni me njerëz kompetentë për zgjidhjen e problemit ose çështjes. Këtë javë keni shanse dhe mundësi për të zgjidhur një çështje pune, të jetës së përditshme por edhe shëndeti. Përfitoni që sot dhe gjatë gjithë javës për të bërë e gjetur kontaktet dhe informacionet e duhura. Është një ditë shumë e mirë sot, 3-ditëshi dhe periudha që vijon për të vendosur një bashkëpunim ose marrëdhënie personale në baza më të forta për ta legalizuar, për të marrë vendime për të ardhmen, ta bëni serioze, të shkoni për një kurorëzim ose dasmë dhe është ditë shumë e mirë për një bisedë serioze.

Luani – Është momenti të kapni shanset dhe mundësinë që paraqiten që do ju japë ndihmën e duhur për jetën sociale, profesionale, karrierën por njëkohësisht është javë dhe periudhë e rëndësishme ku mund të harmonizoni jetën tuaj personale dhe profesionale. Sot është një ditë shumë e bukur për punën, jetën personale dhe jo vetëm për marrëdhënien, por për të afërmit, fëmijët që ju favorizon. Nëse jeni në kërkim të një pune, sot mund ta gjeni ose në përgjithësi java dhe ditët e para ju premtojnë ngritje në detyrë. Veproni deri të mërkurën. Në pjesën e dytë të javës do të krijohen mundësi dhe shanse për të rregulluar dhe përmirësuar kushtet tuaja në shtëpi që do funksionojnë pozitivisht në jetën tuaj në përgjithësi.

Virgjëresha – Është momenti të rregulloni, të trajtoni me sukses çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tuaja personale dhe bashkëpunimet. Nëse shihni se hasni vështirësi, ekzistonin më përpara dhe tani pengesa e vështirësi në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, java e periudha favorizon që t’i rregulloni dhe të bëni biseda e vendime sa më frytdhënëse që t’i vendosni në baza më të forta. Kjo mund të bëhet më mirë përmes një ekskursioni të vogël, një udhëtimi të shkurtër ku do vini më afër me njëri-tjetrin, do njiheni dhe përforcohet marrëdhënia. Është një periudhë ku duhet të bëni lëvizjet e duhura, të pranoni ftesat në fund të javës sepse periudha është edhe erotike.

Peshorja – Është momenti të zgjidhni çështje që  lidhen me shtëpinë, familjen, madje disa nga këto mund t’ju kenë shqetësuar edhe më parë. Në këto 3 ditët e para dhe në vazhdim do gjeni të ardhurat që ju duhen për të zgjidhur këtë problem familjar ose të lidhur me shtëpinë. Përfitoni nga kjo javë për të shfrytëzuar sa më mirë pronën tuaj. Mund të shisni, blini ose jepni diçka me qira, në kushte më favorizuese se sa në një periudhë tjetër. Është momenti të bëni një organizim më të mirë të jetës nëse shihni se diçka nuk ka shkuar siç dëshironi. Është momenti të gjeni mbështetje, jo vetëm tani por deri në maj kjo mund të vijë nga partneri, bashkëpunëtori por kërkojeni sepse do keni mundësi ta merrni dhe nuk do jetë vetëm psikologjike, por reale.

Akrepi – Gjatë kësaj jave krijohet mundësia që të ekuilibroni jetën tuaj profesionale, detyrimet që keni në punën tuaj së bashku me jetën personale, me të dashurit e të afërmit. Përpiquni ta kombinoni sa më mirë këtë fushë sepse një kombinim i mirë funksionon pozitivisht në psikologjinë tuaj, mund të funksiononi më mirë kur keni qetësi e kthjelltësi shpirtërore. Përfitoni për kontakte, biseda, negociata që do çojnë në realizimin e planeve dhe rritjen e të ardhurave, që do të jenë një nga preokupimet kryesore të javës. Paralelisht keni mundësi për një lidhje afektive serioze. Të tjerët janë gati t’ju ofrojnë ndihmë,  mjaf ta kërkoni ose pranoni.

Shigjetari – Është momenti të organizoni sa më mirë punën tuaj për ju që keni një biznes, mund të investoni që ta çoni në nivele më të larta dhe të shijoni frytet e punës. Kjo javë iu ofron mundësi të merrni të ardhura nga puna pas një periudhe që i jeni përkushtuar shumë. Për të tjerët që nuk kanë biznes, krijohet mundësia që të përmirësoni kushtet e jetesës, përditshmërinë, të gjeni një punë të dytë që t’ju sjellë të dytë ose të shpërbleheni nga puna që keni bërë periudhën e kaluar. Paralelisht kjo javë për ju që jeni në kërkim të një pune, jua ofron si mundësi. Është një javë e qetë por shumë frytdhënëse dhe produktive. Emri juaj qarkullon shumë mirë me njerëzit që ndani jetën e përditshme dhe kjo ofron kushtet për të përmirësuar jetën profesionale.

Bricjapi – Keni shanse shumë të mira në jetën personale, më në fund jeni çliruar nga Plutoni dhe prania e Uranit dhe Jupiterit në shtëpinë e pestë përbën një periudhë me shumë fat deri në maj. Kjo javë, sidomos sot dhe tre ditët e para ju krijon kushtet ideale për jetën personale, investim, realizimin e një vepre, jeni të pranueshëm nga të tjerët dhe mos u fokusoni vetëm në karrierë ose jetën sociale që në përgjithësi është prioritet për ju, por fokusohuni dhe në jetën personale. Jeni në një fazë shumë të mirë.

Ujori – Kjo javë favorizon sferën financiare me çështje që lidhen me shtëpinë, familjen, krijimin e folesë, ndryshime në shtëpi ose familje që mund t’i keni menduar edhe më parë, jeni përpjekur t’i realizoni por kjo javë krijon momentin. Mund të bëni shitje, blerje, investim, keni mundësinë që t’i shihni me mendje më të kthjellët, biseda të jetë me serioze, realiste dhe e qartë për qëllimin e atyre që dëshironi. Në disa raste, gjërat marrin zhvillim të tillë që ju çlirojnë nga një ankth. Si njerëz të zgjuar, krijohet mundësia që të krijohen idetë e duhura dhe mirë është që edhe të veproni.

Peshqit – Gjatë periudhës që vijon promovoni punën, planet dhe synimet tuaja. Këtë do ta bëni duke takuar njerëzit që ju duhen ose nëse jeni në kërkim të një personi për të lidhur jetën tuaj, dilni, shëtisni, udhëtoni, pra sa më shumë kontakte, jini sa më socialë dhe bëni veprimtari. Gjithë java dhe sidomos gjysma e parë mundëson njohje,  kontakte, takime që ndikojnë shumë pozitivisht në lodhje me planet tuaja dhe do të përbëjnë një ndihmë. Në pjesën e dytë të javës, ndiqni intuitën, realizoni kontakte me njerëzit e duhur që do ju japin ndihmën që kërkoni. Inutitën e përshtatshme do ta gjeni duke u izoluar  pak që t’i shihni gjërat sa më qartë dhe pa ndikimin e të tjerëve./tvklan.al