Kombinimi Zhan Tod-Ferrari që solli gjashtë tituj për pilotë dhe tetë për konstruktorë në “Formula Uno” mes viteve 1993-2009 pritet të kryqëzohen në vitin 2022. Francezi 76-vjeçar është gati të mbarojë mandatin e tij si president i FIA-s dhe në funksion të sezonit të ardhshëm sportiv. Ai pranoi se ka gjasa që të kthehet te “kokëkuqja”si superkonsulent.
Mattia Binotto, drejtori sportiv i ekipit të kuq do të lirohej nga e gjithë pjesa e peshës politiko-sportive për t’u përqendruar në menaxhimin e ekipit, ndërsa Tod do të ishte i lirë të diskutonte çështje në nivele të larta si rregulloret e reja teknike apo ndarja e parave midis skuadrave të ndryshme, aq më tepër duke pasur parasysh që Stefano Domenicali, pasardhësi i tij te Ferrari në 2009, tani është në krye të Formula Një. Megjithatë, ‘Ok’ e Elkan mungon, edhe pse ndihet i magjepsur nga hipoteza për të rikthyer një emër me tepër peshë si Tod.
Klan News