Trajneri i sapo emëruar i kombëtares Josip Kuze ka dalë përpara gazetarëve, duke treguar përshtypjet e para për lojtarët që ka grumbulluar për përballjet me Portugalinë dhe Gjeorgjinë.

Kuze ka zhvilluar seancat e para stërvitore me një pjesë të kuq e zinjve, të cilët i ka vlerësuar si të përgatitur teknikisht.

Josip Kuze: “Unë kam marrë informacione rreth lojtarëve nga trajnerët e mëparshëm të kombëtares, por mund të them që janë teknikisht të aftë. Megjithatë unë i besoj fushës së lojës që do tregojë aftësitë e tyre. Unë jam i mendimit se me ndihmën time, në anën organizative ekipi do të rritet.”

Josip Kuze pranoi se do të ketë ide më të qarta rreth skuadrës pas dy ndeshjeve, për të nisur më vonë me ndërtimin e grupit që do të luajë për kualifikueset  Euro 2012.

Trajneri Kuze ka patur në stërvitje më shumë lojtarë të cilët luajnë në Shqipëri, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të bashkohen edhe ata që aktivizohen jashtë.

Debutimi i 56-vjeçari kroat në stolin shqiptar do të jetë të shtunën më 6 qershor ndaj Portugalisë në Tiranë./tvklan.al