Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vijuar takimet me banorë të Shkodrës dhe komunat përreth saj. Topalli fillimisht u ndal në fshatin Kosmaç të Bushatit, ku përuroi rrugën 5 kilometra të gjatë të ndërtuar me fonde të buxhetit të shtetit. Kryeparlamentarja gjatë bisedave që pati premtoi zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë rritjen e mirëqenies për banorët e kësaj zone. Jozefina Topalli vizitoi edhe një fabrikë të suksesshme të Shkodrës.
Pronari i fabrikës:“Është një rrobaqepësi që ka filluar në mars të 2006. E kemi filluar në një repart kështu të vogël në një si punë dhome, tani ne kemi rreth 140 punëtore për 3 vjet. Një punëtor tek ne merr 40-45 mijë lekë në muaj.”
Në 4 vite sipas kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli numri i bizneseve në vend u rrit nga 40 mijë në 102 mijë dhe në ardhmen Shqipëria do të zhvillohet akoma më shumë./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku