Ambasadori spanjoll Emanuel Montobio, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të BE-së, deklaroi gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, se bojkoti i Kuvendit nga opozita nuk është i mirë për vendin dhe demokracinë.

Diplomati spanjoll identifikoi Parlamentin si vendin për debat politik. Nga ana e saj kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se kushtetuta  është e qartë dhe se ajo do të zbatohet.

Takimi u zhvilluar në kuadër të njohjes së autoriteteve të larta shqiptare, me prioritetet e presidencës spanjolle të BE-së. Ambasadori i Spanjës tha se zgjerimi i BE-së është në ndër prioritetet e kësaj presidence dhe tashmë edhe pas hyrjes në fuqi të traktatit të Lisbonës.

Ai tha se mbështet Shqipërinë për heqjen e vizave duke vlerësuar progresin e bërë nga pala shqiptare në plotësimin e angazhimeve. Ambasadori spanjoll tha Parlamenti Europian ashtu si dhe Parlamenti Shqiptar do të jenë institucionet me peshën kryesore në këtë proces. Ai vlerësoi diplomacinë parlamentare si një veprimtari efikase dhe me impakt konkret në përshpejtimin e procesit integrues të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi