Monitorimi i ujërave të detit në plazhet e vendit ka nxjerrë në pah përkeqësimin e gjendjes në shumicën e tyre. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në raportin vjetor të publikuar pak ditë më parë, ka renditur plazhet nga jugu në veri të vendit për cilësinë e ujërave bregdetare larëse, ku rezultojnë se shumica e plazheve me cilësi të shkëlqyer të ujërave kanë plazhet në jug.
Vlerësimi i cilësisë së ujërave bregdetarë të larjes kryhet për parametrat mikrobiologjik Escherichia Coli (EC) dhe Intestinal Enterocoçe (IE), mbi standardet e OBSH dhe BE. Dhe sipas rezultateve mikrobiologjike vlerësohen të cilësisë shumë të mire, duke u klasifikuar kategoria A, janë plazhet e Palasës, Zvërnecit, Dhërmiut, Jalës, Livadhes, borshit dhe Lukovës. Të gjitha stacionet e këtyre plazheve kanë rezultuar me cilësi të shkëlqyer të ujërave bregdetare.
Po ashtu, cilësi të shkëlqyer të ujërave kanë edhe Kepi i Rodonit, tre stacione në Darzezë në afërsi të kullës së ujit, një stacion në Divajkë, po ashtu edhe 2 pika në Ksamil, plazhi pllakat në Sarandë dhe tre pika në Vlorës, dy prej tyre në plazhet e Radhimës.
Në total cilësia të shkëlqyer të ujërave kanë 34 stacione plazhi nga 123 që janë monitoruar në total, ose kanë 27. 8%.
Por sipas monitorimit të Agjencisë Kombëtare të mjedisit, janë shtuar plazhet me cilësi të keq të ujërave detare dhe ato me cilësi të mjaftueshme, përkatësisht kategoritë D dhe C, të cilat përbëjnë pothuajse 40% të plazheve në total.
Sipas monitorimit, cilësinë më të keqe ujërave bregdetare larëse e kanë stacionet e monitoruar në Durrës, Golem, Spille, Qerret dhe Shëngjin. Sipas monitorimit cilësia e ujërave detare në plazhet e Durrësit ka pësuar përkeqësim të ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme dhe nuk ka asnjë plazh të cilësisë së parë.
Gjatë vitit 2023 rezultojnë me cilësi të keqe të ujërave 52% e stacioneve të plazheve, ose 11 pika, duke nisur nga Ura e Dajlanit, Hekurudha, pas kanalit në zonën e Plepave, madje kjo është një nga zonat me të ndotura me nivel rreth 26 herë më shumë të ngarkesës bakteriale. katër stacione me uji të ndotur ka edhe në Vlorë, në plazhin e vjetër, tek shkolla e marinës por edhe në plazhin e ri,po ashtu veç kanalit të çukës në Sarandë është shtuar në cilësinë e keqe të ujërave edhe plazhi i fëmijëve.
Sipas këtij monitormi ulje të cilësisë kanë edhe plazhet e Lalzit dhe të Velipojës, pasi cilësia e shkëlqyer kanë zbritur në cilësi e mirë dhe e mjaftueshme. Raport nënvizon se faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetarë të larjes mbeten shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara të cilat shkaktojnë ndotje të tyre.
Klan News