Në 21 mars 2024, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problemin e një zonje të diagnostikuar me kancer në mitër jashtë vendit, pas të cilit nisi trajtimin me Lyparaza Olaparid. Ajo tha se këtë medikament nuk e gjen te shërbimi i Onkologjisë.
“Stop” tregoi se në QSUT nuk ky ilaç nuk gjendet, por në farmaci private është i disponueshëm dhe kushton 3 mijë euro. Në shërbimin e Onkologjisë thanë se për këtë diagnozë ka një sërë ilaçesh të tjera me rimbursim. “Stop” u konsultua me ekspertë të fushës, të cilët i mëshuan rëndësisë për mbijetesë tek pacientët me tumor të këtij medikamenti./tvklan.al