Zbulohet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë për kualifikueset e Botërorit 2026. Kujtojmë se Shqipëria është në Grupin K me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Kuqezinjtë do ta nisin me “3 Luanët” më 21 Mars. Ndeshja e parë e grupit për ne, do të luhet jashtë vendit. Më 24 Mars, kuqezinjtë kthehen në Tiranë dhe do të luajnë përballë Andorrës.

Sfida e tretë e grupit do të kthejë emocionet e forta. Më 7 Qershor 2025, do të luhet sfida e parë përballë Serbisë në Tiranë. 3 ditë më vonë (10 Qershor) do të shkojmë si miq për të luajtur me Letoninë.

Më 9 Shtator rikthehemi në Tiranë, për të luajtur ndeshjen e kthimit me Letoninë.

Ndërkohë 11 vite më vonë, Shqipëria do të shkojë sërish në Beograd për të luajtur sfidën e dytë me Serbinë.

Ndeshjet e fundit në grup Shqipëria do t’i luajë në Nëntor, më datë 13 kundër Andorrës larg shtëpisë ndërsa fushata e eliminatorëve do të mbyllet me Anglinë në ndeshjen që do të luhet në Tiranë më 16 Nëntor./tvklan.al