Ministri indian i Shëndetësisë ka ngjallur polemika, pasi pretendon se kanceri shkaktohet nga mëkatet e bëra në një jetë të kaluar.

Sipas “

The Independent”,

Himanta Biswa Sarma tha se njerëzit mund ta zhvillonin sëmundjen përmes “drejtësisë hyjnore”, nëse prindërit e tyre kishin mëkatuar.

Komentet e ministrit, kanë bërë që të zëmurët me kancer dhe familjet e tyre të indinjohen, si edhe kundërshtarët politikë të partisë në pushtet, Bharatiya Janata, në të cilën ai është edhe anëtar.

Agjencia indiane e lajmeve PTI citoi Sarma të thoshte në një fjalim:

“Perëndia na bën të vuajmë kur mëkatojmë. 

Ndodh ndonjëherë që të rinjtë të preken nga kanceri ose të përfshihen në aksidente. 

Nëse mendoni thellë rreth arsyeve pse ndodhin këto gjëra do të kuptoni që është drejtësia hyjnore. Asgjë tjetër. Ne vuajmë ndëshkimet që vijnë nga drejtësia hyjnore”. 

Deklaratat e ministrit indian janë shoqëruar me kritika të ashpra në rrjetet sociale, po ashtu edhe nga kolegët e tij politikanë.

/tvklan.al