Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

200 misionarë të Karitasit sëbashku me komunitete katolike ju vijnë në ndihmë refugjatëve kosovarë. 150 personat e parë të ardhur nga Kosova janë sistemuar nga Karitasi Qershorin e vjetshëm. 42 qendra shëndetsore të Karitasit janë të pranishme në të gjithë shqipërinë që nga viti ’92.

Kjo situatë ngre 50 zona pritje për të ardhurit kosovarë, që nga shtëpitë famulltare e deri tek konviktet. Arqipeshkvi Rrok Mirdita tregon planet e ndihmave.

Arqipeshkvi Rrok Mirdita:- “Prej 1 Prillit deri më 22, këto janë të dhëna më të fundit. Kemi zhdoganuar 132 kamiona, 15 furgona dhe 9 ngarkesa ajrore. Këto janë me ndihma humanitare, të gjitha ato që kanë nevojë”.

Karitasi shqiptar në emergjencën e refugjatëve përveç ushqimeve, batanijeve dhe ilaçeve ndihmon edhe me ngrohtësi njerëzore./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti