Të paktën katër vetë humbën jetën pasi uragani Debby arriti në tokë në rajonin Big Bend të Gjirit të Floridës, duke sjellë përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike dhe bllokim të rrugëve.
Tani uragani pritet të lëvizë ngadalë në të gjithë shtetin, shoqëruar nga erëra me shpejtësi 128 km/h dhe rreshje deri në 76 cm.
Stuhia e katërt e sezonit gjithashtu parashikohet të godasë Xhorxhian dhe Karolinën e Jugut në ditët në vijim.
Autoritetet thanë se mes të vdekurve është një fëmijë 13-vjeçar.
Tashmë erërat e forta të stuhisë po ndikojnë jetën e banorëve të Floridës ku rreth 242,000 shtëpi dhe biznese janë pa energji elektrike.
Uragani Debby pritet të ngadalësojë në mënyrë qarkullimin e mjeteve nëpër Florida.
Në Aeroporti Ndërkombëtar të Miami të dielën 265 fluturime u anuluan dhe më shumë se 300 të tjera u vonuan ndërsa dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllura këtë të hënë.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSandis theksoi rrezikun e lartë kryesisht për pjesën qendrore dhe veriore të shtetit.
Presidenti Joe Biden shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në Florida të dielën. Edhe Guvernatorët e Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut gjithashtu shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Uragani Debbie vjen pas atij Beryl i cili goditi jugun e SHBA-së, duke vrarë tetë njerëz.
Klan News