Pas verifikimit rezultoi se nuk plotëson kushtet ligjore
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka ndaluar kandimin për në Gjykatën Kushtetuese, Regleta Panajotit.
Pas verifikimit të dokumentacionit, ka rezultuar se gjyqtarja nuk plotëson kushtet ligjore.
Më herët Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte lejuar kandidimin e Regleta Panajotit, por është tërhequr sërish.
Pritet që KED të zbardhë në ditët në vijim arsyet e rrëzimit të kandidaturës.
Tv Klan