Ed Sheeran ka rezultuar me Covid-19, tashmë do t’i bëjë performancat në shtëpi. Këngëtari postoi në Instagram: “Një lajmërim i shpejtë për t’ju njoftuar se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv me Covid, kështu që jam karantinuar dhe po ndjek urdhrat e qeverisë”.
Këngëtari e ka bërë postimin të dielën duke thënë se intervistat dhe çdo aktivitet tjetër do t’i bëjë në shtëpi dhe se kërkon ndjesë.
Ai e ndau lajmin me fansat disa ditë para se albumi tij i ri të publikohej. Ed Sheeran do jetë i ftuar në “Saturday Night Live” më 6 Nëntor./tvklan.al