Surprizohen fansat,aludime për një romancë me aktorin e “365 days”
Khloe Kardashian po jeton ditët më të mira si nënë beqare e dy fëmijëve, pas lindjes së djalit të saj me ish-partnerin Tristan Thompson.
Ylli i ‘The Kardashians’ ngjalli së fundmi aludime për një romancë me aktorin italian Michele Morrone pasi të dy u panë së bashku pas shfaqjes së ‘Dolce & Gabbana pranverë/verë 2023’ në ‘Javën e Modës në Milano’, ku dizajnerët dhe motra e saj Kim Kardashian debutuan së bashku koleksionin e tyre të ri.
Në sfilatë, Khloe dhe Michele, i cili mori famë pas rolit të tij në filmin erotik ‘365 ditë’, u ulën pranë njëri-tjetrit, pranë fëmijëve të Kim-it dhe Kris Jenner.
Siç shihet në një foto që aktori ka postuar në Instagram Story, ai dhe Khloe më vonë dukeshin goxha komod në prapaskenë. Ai e vendosi krahun rreth saj dhe dukej se i pëshpëriste diçka në vesh. Fotoja u bë virale, ashtu si edhe një video tjetër e shpërndarë nga fansat, e cila tregon të dy duke kërcyer nga afër në një festë.
Nëse dyshja nuk kanë thjesht diçka platonike, aktori do të ishte njeriu i dytë i lidhur me Khloe që kur ajo dhe Tristan u ndanë vitin e kaluar.