Në prag të prezantimit të parfumit të saj të parë, XO Khloe dhe një podcast-i që vjen në fillim të vitit 2025, Khloe Kardashian duket se është në periudhën e saj më të ngarkuar. 6 muaj më parë ka mbushur 40 vjeç dhe në intervistën për Bustle, shprehet se viti i parë i të dyzetave është përplot dhe e di që e gjithë dekada do të jetë “fantastike”.
Ndërkohë në podcast-in e saj nuk do të ketë thashetheme apo skandale, por do të flitet për temat që i ka vërtet pasion si besimi, vuajtja, jeta e përtejme, traumat, njohjet, lidhjet. Deri më tani janë regjistruar dy episode, një me Jay Shetty dhe një me Scott Disick. E meqë ra fjala te njohjet, Khloe konfirmon se është beqare dhe po e shijon shumë.
“Njohjet nuk kanë qenë në fokusin tim, kam rreth tre vite që jam beqare dhe më pëlqen. Vërtet më pëlqen. Por nuk jam beqare dhe duke dalë. Jam thjesht beqare. Ndiej shumë fuqi dhe forcë prej kësaj. Nuk jam e vetmuar. Do të përbënte ndryshim nëse do të isha beqare dhe e vetmuar: ‘Më duhet vërtet partneri im’. Jam beqare dhe po lulëzoj. Ndihem sikur po punoj kaq shumë me veten dhe po arrij në një pikë kaq të mirë sa nuk dua të ma prishë diçka. Për më tepër, s’e di nëse jam unë por njohjet sot janë shumë të frikshme. Nuk dua të njoh dikë në rrjetet sociale. Nuk i kontrolloj mesazhet. Nuk e bëj! Dhe kur sheh Instagram-in e dikujt, nëse është djalë, të duket i zakonshëm nëse s’e ke qejf”.
Me humor e vërtetësi, ajo shton se tashmë nuk di si të veprojë për të njohur dikë pasi duke qenë personazh publik, gjërat bëhen më të vështira.
“Është tmerr kudo. S’e imagjinoj dot që të dal me dikë dhe ta njoh me fëmijët.Kështu pra, ku duhet të dal që të të takoj? Nuk do të shkoj në një restorant ku ka paparacë dhe më pas të gjithë do të thonë se do të martohemi javën tjetër. Nuk vij në shtëpinë tënde sepse po sikur të më vrasësh? Nuk do të vish në shtëpinë time, kam fëmijë! Nuk do të shkoj në hotel, kjo është e papërshtatshme. Kështu që, çfarë bën?”
Megjithëse nëna e saj Kris Jenner mendon se ajo do të mbesë kështu, për momentin thjesht nuk është koha e duhur për të njohur dikë.
“Tani ndihem sikur nuk është koha e duhur. Përqendrimi im janë fëmijët, puna dhe vetja e në fakt jam kaq e lumtur. S’dua ta ndaj me dikë telekomandën e televizorit”.
Khloe është nënë e dy fëmijëve, True dhe Tatum, të cilët vijnë nga marrëdhënia e saj me ish-in, Tristan Thompson./tvklan.al