Kombëtarja e futsalit fitoi me përmbysje 4 – 3 në fushën e Danimarkës ndeshjen kualifikuese të Europianit.

Një ndeshje e luftuar e vendosur vetëm në sekondat e fundit. Goli i Kryeziut përcaktoi gjithçka duke gëzuar edhe tifozët e shumtë shqiptarë të cilët ndodheshin në tribunë.

Shqipëria pas 2 ndeshjeve ka 3 pikë dhe renditet në vendin e tretë, vetëm 1 pikë larg Kazakistanit dhe Armenisë. Ndeshja e radhës do të jetë më 1 Shkurt në fushën e armenëve.

Tv Klan