Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Duket si koecidencë, por tani që media ka arritur kulmin, me çështjen e deklarimit të pasurive, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, po ndihmon politikanët në deklarimin e pasurisë së tyre. Sipas Komitetit të Helsinkit, neni 34 cenon të drejtën e individit, ndaj nuk duhet t’i referohemi ligjit për të drejtën e informimit për dokumente zyrtarë, por atij për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në fakt, komiteti ka paditur thelbin e këtij ligji për deklarimin e pasurive, gjë që do të thotë se varet nga vullneti i politikanëve, në duan ta deklarojnë pasurinë e tyre apo jo. Po kjo bie ndesh me atë që kërkojnë taksapaguesit shqiptarë, për të mësuar mbi pasurinë e njerëzve që i qeverisin, thënë më thjeshtë, për marrë veshë pasurinë e kryeministrit Nano, duhet të pyetej njëherë nëse ai dëshironte apo jo të deklaronte pasurinë e tij, e më andej të lëshonte verifikim për autorizimin e saj.

“Ligjin tjetër që ne themi, thuhet, trajtimi i të dhënave personale nga persona të tjerë, lejohet vetëm në rast se subjekti i këtyre të dhënave ka dhënë shprehimisht pëlqimin për këtë trajtim. Atëherë unë ju them, jo unë komiteti, Parlament e bërë këtë ligj, ligji është shumë i mirë, zbato këtë ligj dhe thuaji deputetëve që ore dëshironi ju ta publikojmë? Unë them që të gjithë do thonë po”.

Vasilika Hysi: “Pra ne nuk jemi as kundër deklarimit të pasurisë, as kundër mospublikimit, por ai nen të zëvendësohet dhe të thuhet, publikimi i të dhënave të peronave zyrtarë të bëhet në bazë të bëhet mbi bazë të ligjit mbi mbrojtjen e të drejtave personale. Unë dua të shtojë diçka shumë interesante, në rast se do të vihet ligji mbi mbrojtjen e të drejtave personale nuk ka deputetë, politikanë, zyrtarë që të thotë, unë nuk e deklarojë pasurinë”.

Një nga hartuesit e këtij ligji është koalicioni kundër korrupsionit, nga i cili vjen kjo deklaratë.

Andrea Stefani: “Ajo çka ai ka kërkuar në padinë e tij, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese, shpall si të rrezikshme, për të drejtat e personave që deklarojnë pasuritë transparencën publike. Unë nuk besoj se transparenca publike mund të jetë e dëmshme për ndonjë person, kjo është për të mirën publike dhe ajo mund të ndalohet vetëm në ato raste, siç janë sekretet shtetërore, kur cenohet interesi publik”.

Dashamir Shehi: “Helsinki ka punë më të mëdha dhe më të rëndësishme për t’u marrë dhe të drejtat që shkelen në mënyrë flagrante e duhet të merret me to. Gjykoj që këtij ligji po t’i hiqet edhe deklarimi i pasurive, ky ligj nuk ka më vlerë. Me këtë ligj nuk futet njeri në burg, me këtë ligj nuk i sekuestrohet pasuria kërkujt, me këtë ligj vetëm e marrim vesh nga e kanë fitu”.

Kudo pa pyetje dhe pa autorizim, politikanët duhet të deklarojnë pasuritë e tyre e nuk privohet publiku nga deklarimi i saj./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj