Nga sot vendimet e autoriteteve të Prishtinës do të jenë fuqiplota. Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës ka zhvendosur si adresë vendimmarrëse institucionet e vendit, duke vënë prezencën ndërkombëtarë në pozicion këshill vënë.

Zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi thotë se me hyrjen në fuqi të kushtetutës së re vendimet e institucioneve Kosovare do të jenë supreme.

Hajredin Kuqi: “Vendimet që nga dje institucionet e Kosovës dallojnë në raport me bashkësinë ndërkombëtare, ato kanë qenë qeverisës në Kosovë, bashkëqeverisëse me institucionet e Kosovës. Ndërsa që nga sot, respektivisht  dje institucionet e Kosovës nuk qeverisin më askënd, por janë si rezultat i vullnetit të qytetarëve, do qeverisim vetëm dhe mbi bazën e vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ndërsa jemi nën mbikëqyrjen ndërkombëtare për raportin që e kemi të bëjmë me obligimet që kemi marrë nga pakoja e presidentit Ahtisari.”

Por zëvendës kryeministri Kuqi konfirmon problemet që shfaqen aktualisht në veri të vendit. Ku vendimit të institucioneve vendore nuk respektohen nga popullata e atjeshme. Nga ana tjetër kryeredaktori i gazetës Express Berat Buzhala mendon se  edhe më tuje lypset një arbitrazh ndërkombëtar. Veçmas kur bëhet fjalë për vendimet që lidhen me komunitetin serb në vend, ashtu sikurse edhe me të ardhmen Europiane të vendit.

Berat Buzhala: “Unë ende nuk besoj personalisht që ne do të ishim në gjendje t’i shfrytëzonim maksimalisht të drejtat tona. Ta shfrytëzonim maksimalisht kushtetutën dhe atë në mënyrë të drejtë. Prandaj unë edhe njëherë po e përsëris nuk e shoh rolin e bashkësisë ndërkombëtare as të ISO as të UMNIK-ut negativ. Unë mendoj që gjithë ato shfuqizime që mund të ndodhin në të ardhmen do të bëhen vetëm për të mirën e këtij vendi.”

Përfaqësuesit civil ndërkombëtar Pether Faith gjithnjë është shprehur se roli i tij në Kosovës është thjesht këshillëdhënës. Por e njëjta gjë nuk vlen edhe kur bëhet fjalë për prezencën e Kombeve të Bashkuara në vend të cilët edhe më tutje kërkojnë hise në vendimmarrje./tvklan.al

Gazetar: Leonard Kërquki