2027-a është vit tejet i rëndësishëm për Shqipërinë, me një seri eventesh që do të mbahen në kryeqytet. Kongresi Botëror i Ligjit (“World Law Congress Albania”) do të sjellë pas dy vitesh në Tiranë, rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës.

Pikërisht për këtë foli kryeministri Edi Rama në Madrid, duke e cilësuar “një shpërblim e sinjal të fortë besimi“, nënshkrimin e marrëveshjes për organizimin e Kongresit. Për Ramën, mikpritja është aseti ynë kryesor e i pamohueshëm.


“Për të përfaqësuar një vend me një të shkuar të vështirë, por me aleancat dhe vizionin e duhur mund të tejkalojë edhe të shkuarën më të keqe e shkurajuese. Ne do bëjmë gjithçka që të jemi mikpritës të shkëlqyer, që të mposhtim mikpritjen e Republikës Domenikane. Pretendojmë kupën e botës në mikpritje dhe duhet ta vërtetojmë këtë!”

Në vitin 2027, Shqipëria do presë Samitin e NATO-s e po ashtu finalen e Europianit për moshat nën 20 vjeç në futboll. “Shtëpia e shqiptarit i përket mikut dhe Perëndisë. Për mikun, si për Zotin, ne bëjmë më të mirën!”, përfundoi kryeministri.

/tvklan.al