Kryedemokrati Sali Berisha thotë se nuk do të votojnë amendimet e shumicës nëse nuk pranohet kërkesa e tyre lidhur me njohjen e dokumentave të identifikimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e huaja ku janë prodhuar. Në një konferencë me gazetarët, Berisha rithekson se nëse shumica nuk voton njohjen e dokumenteve, opozita nuk do votojë kërkesën e KQZ për lëvizje të afateve.
Sali Berisha: Ne këtë moment e lidhim me, në qoftë se qeveria nuk do njohë dokumentet e identitetit të qytetarëve shqiptarë në vendet e huaja ku janë prodhuar, ne nuk votojmë amendamentet që kërkon qeveria. Pikë. Nuk i votojmë. Se ka kërkuar jo të lëvizin afatet, jo të bëhet kjo e ajo. Çfarë po kërkojmë ne? Që sa më shumë shqiptarë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese. Këta po kërkojnë që sa më pak shqiptarë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese.
Po qe se votojnë njohjen e dokumenteve, ne do votojmë kërkesën e KQZ për lëvizje të afateve. Ne nuk shkelim Kushtetutën, përkundrazi. Pse po e kushtëzojmë ne? Që t’u mundësohet e drejta kushtetuese atyre. Këta nuk e pranojnë duke shkelur të drejtën kushtetuese. Nuk e shkelim kurrsesi të drejtën kushtetuese ne. Po është evidente. Kushtetuta nuk thotë se është shtetas shqiptar ai që ka pasaportë shqiptare. Jo mo. Mund të kesh pasaportë greke, italiane dhe mund të jesh shtetas shqiptar. Ata po e bëjnë këtë. Ne në kundërpërgjigje nuk e votojmë këtë me datë 13. Prandaj kanë kohë gjer me datë 13 të mendojnë si të duan.
/tvklan.al