Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron është pritur nga Mbreti Felipe VI në Pallatin Mbretëror Zarzuela, takim që rezervohet si drejtuesi i qeverisë së një vendi që do të mikpresë Kongresin Botëror të Ligjit të radhës, të cilin Shqipëria është vendosur ta organizojë në 2027.

Pjesë e takimit ishin dhe anëtarët e bordit të organizatës botërore të juristëve, ku bëjnë pjesë gjyqtarë, akademikë dhe profesionistë të ligjit nga e gjithë bota.

Kongresi Botëror i Ligjit në vitin 2027 pritet të sjellë në Tiranë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës. Kjo organizatë është krijuar në 1963 dhe po në të njëjtin vit është zhvilluar dhe kongresi i parë i saj.

Gjatë kongresit shpërndahet edhe Çmimi i Paqes dhe Lirisë Botërore, që konsiderohet një çmim i ngjashëm me atë Nobel për Ligjin e që është dhënë më parë për figura si Winston Churchill, Nelson Mandela apo Mbreti Felipe VI i Spanjës.

Vetë Kryeministri përpara nisjes për Madrid e cilësoi zhvillimin e këtij eventi në 2027 në Tiranë si mundësi shumë e mirë për promovimin e Shqipërisë turistike, në të njëjtin vit kryeqyteti shqiptar do të mikpresë dhe Samitin e NATO-s.

Tv Klan