Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Spanjë në një vizitë zyrtare ku është pritur nga Mbreti Felipe VI në Pallatin Mbretëror Zarzuela.
Mikpritjes në nder të Shqipërisë organizuar nga Mbreti Felipe VI me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, Kryeministri i ka kushtuar një postim në rrjetet sociale.
Rama shkruan se kjo vizitë zhvillohet në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për Kongresin Botëror të Ligjit në 2027-ën që do të mbahet në Tiranë dhe që do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës.
“Në mikpritjen e bukur edhe për nder të Shqipërisë, organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI, me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”, shkruan Kryeministri Rama.
/tvklan.al