Gjatë tre muajt e parë të vitit në të gjithë vendin janë regjistruar gati 9 mijë ankesa nga konsumatorët në lidhje me faturën, matësin apo vetë kontratën e energjisë me OSSH-në. Pavarësisht se vetëm rreth 12 % e ankesave lidhen me leximin e pasaktë, drejtues të OSSH-së thonë se po i shqyrtojnë të gjitha rastet.

Ilirjan Shkëmbi: “E kemi nisur këtë verifikim apo këtë kontroll apo këtë terren për verifikimin e ankesave të qytetarëve në kuadër të një pune që dëshiroj të zhvillohet, të disiplinohet në vijim. Pranë çdo njësie, pranë çdo drejtorie, pranë çdo grupi operativ ekzistojnë strukturat e trajtimit të ankesave. Në të gjitha këto njësi apo grupe operative ka një personel i cili trajton, ndjek dhe jep zgjidhje dhe përgjigje këtyre ankesave.”

Sipas të dhënave zyrtare, gati 2 në çdo 3 ankesa të qytetarëve lidhet me mos marrjen e faturës së energjisë elektrike. Për këtë drejtuesit e OSSH-së i kërkojnë postës shqiptare të përmirësojë cilësinë e shërbimit./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro