Njoftoi javën e kaluar se do të ndërpriste të gjitha lidhjet rrugore dhe hekurudhore me Seulin dhe tashmë po merr hapa konkretë për ta zbatuar këtë vendim.

Një zëdhënësi ushtarak në Seul u shpreh se trupat ushtarake të Pehenianit po punojnë në anën tjetër të kufirit pranë brigjeve perëndimore dhe lindore për të hedhur në erë të gjitha lidhjet rrugore dhe hekurudhore me Seulin.

Javën e kaluar, Ushtria e Koresë së Veriut tha se do të merrte këtë vendim në përgjigje të stërvitjeve ushtarake.

Të premten Korea e Veriut akuzoi Korenë e Jugut për dërgimin e një sërë dronësh të cilët shpërndanin një numër fletëpalosjesh kundër regjimit të liderit Kim Jong Un, një veprim që Koreja e Veriut e cilësoi një provokim të rëndë politik dhe ushtarak që mund të çonte në konflikt të armatosur.

Pheniani pretendon se dronët kanë depërtuar tre herë në hapësirën ajrore të kryeqytetit ditët e fundit.

Motra e liderit Kim Jong Un, paralajmëroi Seulin për një “katastrofë të tmerrshme” nëse gjenden sërish dronë duke fluturuar mbi Phenian.

Klan News