Korporata Shqiptare e Investimeve po krijon një model të ri të administrimit të pronave publike, duke i orientuar ato drejt zhvillimit dhe krijimit të mundësive të reja. Sipas ministrit Blendi Gonxhja kjo korporatë është pjese e vizionit të qeverisë për Shqipërinë 2030.

Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit: Sot ne prezantojmë një projekt që është pjesë e vizionit për “Shqipërinë 2030”, “Expo Albania” është padyshim një nga “diamantet” në kolonën e investimeve, që pritët të realizohen përmes “AIC” dhe praktikës së re ligjore. Ajo do të jetë qendra më e rëndësishme e panaireve dhe ekspozitave në Ballkan dhe do ta vendose Shqipërinë në hartën e një industrie me rritje të shpejtë, atë të panaireve dhe ekspozitave. Industria e panaireve dhe ekspozitave përfaqëson sot një treg më vlerë dhjetëra miliardë euro dhe rreth 35 mijë evente në vit.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të vijojë të nxisë transformimin e zonave të braktisura në qendra zhvillimi, përmes partneritetit publik-privat dhe do te mbështesë përzgjedhjen e partnerëve të përshtatshëm, përmes garave të suksesshme ndërkombëtarë.

Klan News