Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, inspektoi në terren punimet në Galerinë e Artit, e cila pas inagurimit do të luajë rolin e Muzeut të Arteve të Bukura.

Një godinë simotër, do të shtohet në funksion të këtij institucioni, ndrësa për Blendi Gonxhen, punimet me komplekse në këtë kantier kanë përfunduar ndërsa puna ka nisur me ritme të shpejta, që kjo godinë t’i kthehet shumë shpejt artistëve dhe qytetarëve.

Godina e parë do t’i përshtatet linjave muzeale, ndërsa do të ketë edhe një laborator restuarimi dhe konservimi, dhe një librari, ndërsa puna pritet të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm.

Punimet restauruese në këtë institucion nisën në 2021, ndërsa me projektin e ri që po implimentohet sipërfaqja e ekspozimit shtohet 3-fish, nga 500 në 1500 m2.

Tv Klan