Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan në Uashington dokumentet e pranimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, në praninë e Ndihmës sekretarit të Shtetit James Steinberg. Zoti Steinberg tha se kjo ngjarje tregon për integrimin e mëtejshëm të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar. Po kështu Steinberg tha se SHBA po i japin Kosovës një ndihmë prej 150 milionë dollarësh.
Presidenti Sejdiu theksoi se vendi i tij do të ruajë disiplinën monetare dhe falënderoi SHBA dhe të gjitha vendet që kanë mbështetur Kosovën.
Presidenti Sejdiu: “Kjo është një evoluim pozitiv i gjithë zhvillimeve tona, por është dhe një deponim i përgjegjësisë tonë. Bashkë me ju do të ndihmojmë edhe do të ecim për ta zhvilluar Kosovën sa më shpejt.”
Ndërkaq Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u zotua për ruajtjen e institucioneve demokratike. Ai tha se anëtarësimi në FMN dhe në Bankën Botërore do ta fuqizojë sovranitetin e Kosovës.
Hashim Thaçi: “Kjo histori e re e Kosovës për të cilën kemi punuar bashkarisht të gjithë shumë, anëtarësimi i Kosovës në bankën botërore dhe Fondi Monëtar Ndërkombëtar e forcom sovranitetin e shtetësisë sonë. I hap perspektivë zhvillimit ekonomik të Kosovës.”
Anëtarësimi i Kosovës në FMN e BB u bë gjatë muajve maj e qershor./tvklan.al