Prehet shiriti dhe i urohet e mbara laboratorit për diagnostikimin e gripit AH1N1 në Kosovë, që njihet ndryshe si gripi i derrit.

Fatmir Sejdiu: “Tani sa e lidha edhe në tipin e barsoletës, kryeministri po i thotë drejtorit të Bankës Botërore është projekt i mirë veç vazhdo, i thash kur ka pare vetëm vazhdo, patjetër.”

E kështu të mërkurën gjetën kohë shumë krerë të tjerë institucional për të inauguruar këtë laborator, përmes të cilit do bëhet diagnostikimi edhe i shumë llojeve tjera të gripit.

Nga ana tjetër kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, tha se promovimi i këtij laboratori nuk do të jetë projekti i fundit për shëndetësinë kosovare.

Hashim Thaçi: “Duhet të përkushtohemi edhe në investimin e projekteve që të ndërtojmë shëndetësinë sipas standardeve të BE-së.”

Edhe pse Kosova u bë me një laborator të tillë, shtrohet pyetja se a janë siguruar edhe elementet tjera përcjellëse, siç janë dhomat e mjekimit, për ata të cilët e konfirmohen si bartës të gripit të derrit.

Alush Gashi: “Varësisht nga numri i të përfshirëve me grip dhe nga niveli i patologjisë, do të jetë edhe zhvillimi i patologjisë për kapacitet për të cilët ne kemi planet operative të gatshme.”

Laboratori, i ri do të shërbejë edhe për vendet tjera të rajonit të cilat nuk e posedojnë një të tillë, dhe kanë nevojë për diagnostikimin e gripit të derrit./tvklan.al